Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Mungoi me Anglinë në dy miqësore, Harry Kane rikthehet në stërvitje me Bayernin

Gazeta10
27 March 2024 - 16:23

 Ylli i Bayern Munichut, Harry Kane është rikthyer në stërvitje pas lëndimit që pësoi në ndeshjen ndaj Darmstadtit javë më parë.


Kane, u desh që të largohej edhe nga grumbullimi me Kombëtaren e Anglisë dhe mungoi në dy ndeshjet miqësore që “Tre Luanët” i zhvilluan gjatë këtij muaji.

Ditë më parë sulmuesi anglez, bashkë me Mazraouin, Guerreiron dhe Comanin kanë mbajtur stërvitje individuale me trajnerin e fitnesit Holger Broich.

Por gjatë ditës së sotme Kane, është rikthyer në “Sabener Strasse” dhe duket që do jetë i gatshëm për ndeshjen klasike të së shtunës ndaj Borusssia Dortmundit.

Kane, erdhi këtë verë nga Tottenham Hotspur dhe aktualisht është golashënuesi kryesor në Bundesliga me 31 gola.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.