Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abixhiku drejtuar Kurtit: Njerëzit e vetëm që flasin për rrëzimin e Qeverisë janë te ti në kabinet

Gazeta10
15 September 2022 - 11:11

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke i thënë se ka një hall të madh të ushqesh këtë krizë të grevës.

Ai ka thënë se për LDK-në përgjegjës i vetëm është kryeministri, raporton Gazeta10.

Abdixhiku ka thënë se kryeministrit i takon të dialogojë, flasë e dëgjojë edhe me ata që s’pajtohet.

“Të dhënat në vend tregojnë se 40 mijë qytetarë e kanë lëshuar Kosovën gjatë qeverisjes së tij të parë e 60 mijë në mandatin e dytë. Kosova nuk ka Qeveri. Në vend të gjetjes së zgjidhjes ne dëgjojmë narracione e konspiracion të Qeverisë. Kjo është gjuhë e paaftësisë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë që Kurti duhet të lirohet nga paranojat e argatëve të Serbisë, armiqve të padukshëm e rrëzimit të Qeverisë.

“Dy vitet e para i ke kaluar më 14 shkurt, e dy të tjera me frikën që po rrëzohesh. Në fakt njerëzit e vetëm që flasin për rrëzimin e Qeverisë janë te ti në kabinet”, ka thënë ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.