
Sulmuesi shqiptar, Armando Broja në verë pritet të largohet nga Chelsea në mënyrë permanente.
Chelsea në afatin kalimtar veror planifikon të largojë disa lojtarë nga skuadra, e në këtë listë gjendet edhe Broja.
22-vjeçari u huazua te Fulhami në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit, por deri më tani nuk e ka gjetur veten te klubi anglez.
Qendërsulmuesi është paraqitur vetëm katër herë me Fulhamin këtë edicion, prej të cilave ka kontribuar me një asistim.
Broja ende nuk e ka marrë plotësisht veten pas lëndimit në ligamentin e këmbës së djathtë, që e la jashtë fushave pothuajse një vit.
Sulmuesi shqiptar ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2028 dhe vlera e tij në treg është rreth 28 milionë euro.
Gjatë periudhës së tij te Chelsea, Broja ishte i huazuar te disa skuadra si Vitesse dhe Southampton.
22-vjeçari ka qenë pjesë e grumposhave të reja të ekipit londinez, teksa me ekipin e parë debutoi në vitin 2022.
Broja ishte ftuar nga Sylvinho për miqësoret e muajit mars, ndërsa synon të jetë pjesë e “kuqezinjëve” edhe në EURO 2024.