Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Dy ditë pas votës kundër në KiE, Kosova e Mali i Zi nënshkruajnë një marrëveshje

Gazeta10
28 Mars 2024 - 22:22

Nesër nga ora 13:30 Kosova dhe Mali i zi do të nënshkruajnë marrëveshje për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA III për vitet 2021-2027.

Sipas njoftimit, marrëveshja do të nënshkruhet nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministrja për Çështje Evropiane e Malit të Zi, Maida Gorqeviç.

“Pas nënshkrimit, palët do të mbajnë konferencë për media”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Mali i Zi është një nga katër shtetet të cilët bashkë me Serbinë e Bosnjë Hercegovinën votuan kundër Raportit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.