
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ia ka kujtuar një fjalim kryeministrit Albin Kurti të bërë disa vite më parë, të cilit edhe i tha se je duke e shkelur demokracinë me të gjitha kategoritë, raporton Gazeta10.
Ajo e citoi Kurtin në kuvend me fjalët: “Nuk ka kuptim që hajnat dhe injorantët atje lart që shëtiten me vetura të zeza dhe shofera, të marrin dhjetëra milionë euro, ndërsa mësuesit, arsimtarët, mjekët dhe punëtorët, mos të marrin. Këtë e keni thënë ju kryeministër”.
“Sot po vozitesh edhe me te vetura të zeza dhe me shofera, edhe pse po shpenzon qindra mijëra duke shkuar dhe shëtitur në ShBA e Greqi me nga dy tri javë dhe ke injoruar kërkesat e drejta të grevistëve, ulu e mos e përçajë popullin e mos përçajë arsimtarët, prindërit e nxënësit”, ka vazhduar ajo.