Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku uron Pashkët: Le të punojmë për një të ardhme më të mirë për Kosovën

Gazeta10
31 March 2024 - 12:43

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar të gjithë besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve.

Abdixhiku ka shkruar në Facebook që të përpiqemi të punojmë për një të ardhme më të mirë për vendin tonë.

Postimi:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Lumir Abdixhiku uron të gjithë besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve.

“Të dashur qytetarë të besimit katolikë,

Festa e Pashkëve ashtu siç shënjon ditën e ngadhnjimit të jetës mbi vdekjen dhe rikthimin e njeriut te vlerat më sublime shpirtërore, ashtu le të na rigjallërojë shpresën, forcën dhe vullnetin për t’u bërë më të mirë me njëri-tjetrin dhe për të shpalosur vlerat e vërteta njerëzore.

Le të përpiqemi të punojmë për një të ardhme më të mirë për vendin tonë të dashur Kosovën.

Gëzuar Pashkët!”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.