
Neymar po punon për t’u rikuperuar nga dëmtimi i rëndë që pësoi gjatë muajit nëntor, ndërkohë që e ardhmja quhet Santos.
Sulmuesi brazilian u transferua tek Al Hilal gjatë verës, me klubin nga Arabia Saudite që pagoi 90 mln euro në arkat e PSG-së.
Gjithsesi, në Brazil zbulojnë se 32-vjeçari do të rikthehet te Santosi i tij i dashur në 2025. Vendim që lojtari ua ka konfirmuar disa prej lojtarëve të bardhezinjve.
Neymar ka dalë nga akademia e Santosit. Ai kaloi katër sezone me ekipin e parë përpara se të transferohej te Barcelona në 2013.
Gjithmonë e ka shprehur dëshirën për të mbyllur karrierën tek ekipi i zemrës dhe në vendlindje janë gati të presin rikthimin e tij.
Neymar ka pasur probleme më lëndime që nga ardhja e tij në Lindjen e Mesme, teksa ka zhvilluar vetëm tri ndeshje në elitën e futbollit arab.
32-vjeçari është golashënuesi më i mirë në histori të kombëtares së Brazilit me 79 gola në 128 ndeshje.