Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Rita Ora e prezanton linjën e re të kujdesit për flokë

Gazeta10
02 April 2024 - 12:15

Këngëtarja me prejardhje kosovare, Rita Ora, ka bërë të ditur se do të merret me një biznes për herë të parë.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se është duke punuar në një linjë për kujdesin e flokëve, “Typebea”.

“Jam shumë e emocionuar që më në fund shpall një pasion timin të madh, TYPEBEA, kujdesi për flokët me performancë të lartë për të gjitha llojet e flokëve”.

“Marrëdhënia që kemi me flokët është kaq personale. Për mua është një pjesë e madhe e identitetit, krijimtarisë dhe besimit tim”.

“Gjatë gjithë karrierës sime kam pasur pothuajse çdo ngjyrë dhe stil flokësh. Flokët më janë zbardhur, i kam zgjatur, i kam prerë shkurt. Por tani mund të them që flokët e mi janë më të shëndetshmit që kam qenë ndonjëherë. Mezi pres ta ndaj këtë me ju! TYPEBEA do të lansohet shumë shpejt”, ka thënë Ora. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.