Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shqiptari i Mitrovicës gjen një telefon në lagjen e Boshnjakëve, ia kthen pronares serbe

Gazeta10
02 April 2024 - 18:33

Sot mitrovicasi, Xhavit Beqiri ka gjetur një telefon me një simbol fetar ortodoks në lagjen e Boshnjakëvë në Mitrovicë.

E telefonin e humbur ia ka kthyer pronares serbe duke e kontaktuar dhe dhuruar telefonin dhe simbolin e arit që ishte mrapa tij.

Postimi i plotë:

Sot më erdhi rasti edhe njëhere ti dëshmoj vlerat e popullit shqiptar. Në lagjen e Boshnjakëve gjeta këtë telefon me një simbol fetar ortodoks, mirëpo siq jemi edukuar nga nënat shqiptare veprova duke e kontaktuar dhe dhuruar telefonin dhe simbolin e arit që ishte mrapa tij.

Në fotografi është pronaria qytetare serbe, ajo është habitur nga mirësia jonë. Falenderimet e saj ishin tepër vullnetmire, pra kështu trajtohet gjësendi i huaj me dinjitet! /Mitropol

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.