Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Klubet nga Arabia Saudite duan Lukakun

Gazeta10
04 April 2024 - 13:54

Ka filluar të duket gjithnjë e më e pamundur që Roma të jetë në gjendje të mbajë Romelu Lukakun përtej këtij sezoni dhe klubet e Arabisë Saudite janë shfaqur për të filluar eksplorimin e një lëvizjeje gjatë verës.

Sulmuesi belg 30-vjeçar bëri mirë në gjysmën e parë të sezonit me Jose Mourinhon, duke shënuar 15 gola nën ‘Special One’, por forma e tij ka rënë që nga ardhja e trajnerit Daniele De Rossi.

Roma do të dëshironte të mbante Lukakun, por raportimet e mediave të mërkurën theksuan se financiarisht, kjo marrëveshje do të kushtonte shumë.

Sipas Corriere della Sera, shumë klube të paidentifikuara të Arabisë Saudite janë shfaqur për të eksploruar një lëvizje të mundshme verore për Lukakun.

Blutë duan rreth 40-45 milionë euro për sulmuesin 30-vjeçar, i cili nuk ka ndërmend të

jetë pjesë e skuadrës londineze sezonin e ardhshëm.

Pos në Chelsea, Lukaku karrierë ka bërë edhe te Interi në Serie A, ndërsa në Angli kishte djersitur fanelat e Ëest Brom, Everton e Manchetser United.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.