Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama: 80% e qytetarëve të anketuar të kënaqur me shërbimet e Termokos, sezonin e ardhshëm kyçje të reja

Gazeta10
05 April 2024 - 9:27

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se 80 përqind e qytetarëve të anketuar janë shprehur të kënaqur me shërbimet e ngrohjes nga Termokos.

Ai ka thënë se sezonin e ardhshëm do të ketë kyçje të reja, zgjerim të rrjetit dhe përmirësim të aktualit ku ka nevojë, raporton Express.

“Një lajm shumë i mirë, i cili tregon se angazhimi me shumë vullnet i punëtorëve të palodhshëm të ngrohtores me në krye kryeshefin ekzekutiv Fisnik Osmani, të cilët në qendër kanë qytetarin, sjell rezultate të jashtëzakonshme”, ka shkruar Rama.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.