Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

E dhimbshme: Nxënësi francez vdes pas rrahjes nga të rinjtë

Gazeta10
05 April 2024 - 20:11

Një nxënës 15-vjeçar në jug të Parisit ka vdekur pasi është rrahur keq nga disa të rinj afër shkollës, raporton BBC.

Ai ka pësuar sulm në zemër dhe ka vdekur një ditë më vonë, kanë thënë burime të policisë.

Adoleshenti ishte sulmuar nga disa të rinj pasi ka dalë nga shkolla të enjten pasdite rreth 20 kilometra larg Parisit.

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka deklaruar se shkollat duhet të mbrohen nga dhuna e të rinjve.

Autoritetet franceze kanë deklaruar se 15-vjeçari po kthehej në shtëpi pas klasës së muzikës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.