Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pasardhësit e familjes Jashari, Hamëza dhe Ademi, vizitojnë veriun e vendit

Gazeta10
06 April 2024 - 11:23

Hamëz dhe Adem Jashari, dy pasardhësit e familjes Jashari, kanë vizituar dje veriun, ku kanë kujtuar edhe dy policët e vrarë Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku.

Pamjet nga vizita e tyre i ka ndarë Hamës Jashari, në llogarinë e tij në Facebook, ku ka shkruar “Nga Prekazi në Veri.

“Shetitje e lirë dhe krejt e zakonshme në veri të Kosovës bashkë me Ademin, duke qenë mirënjohës ndaj historisë dhe heronjëve që mbrojtën me gjak edhe këtë pjesë të veçantë të Kosovës. Policët Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku janë ata që kurorëzuan çlirimin e plotë të kësaj pjese të jashtëzakonshme të vendit. Të fala nga Veriu!🇦🇱👮‍♂️🫡”, thuhet në postimin e tij.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.