Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

E tmerrshme: Dhunoi motrën dhe tentoi ta përdhunojë, arrestohet 24-vjeçari

Gazeta10
06 April 2024 - 13:41

Në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, policia e Shkodrës, ka arrestuar një 24-vjeçar, pasi ka dhunuar motrën e tij.

Sipas uniformave blu, shtetasi Artur Qokaj, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

“Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Shkodër kapën dhe vunë në pranga shtetasi 24-vjeç, Artur Qokaj, pasi ka dhunuar motrën e tij, dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie s*ksuale me dhunë, me të”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.