Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çollaku: Zgjidhja më e mirë, dorëheqja e kryetarëve në veri

Gazeta10
08 April 2024 - 21:23

Lista Serbe ka njoftuar sot se do të tërhiqen nga pjesëmarrja në votimin për tërheqjen e kryetarëve të komunave në veri të vendit.

Gazetari kosovar, Adrian Çollaku në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10 ka thënë se ka qenë e pritshme që Lista Serbe të krijojë telashe, raporton gazeta10.

Kjo pasi sipas tij, kjo Listë ka pas disa kushte dhe ka pritur dorëzimin e Qeverisë.

“Qeveria e Kosovës nuk ka rënë në shantazhin e Listës Serbe. Tash a e ka zgjedh rrugën me të mirë këtë nuk e di sepse amerikanët disa herë i kanë thënë Qeverisë të ndjekun një rrugë tjetër. Në këtë situatë Qeveria në hapat e parë ka bërë mirë”, ka thënë Çollaku.

Sipas tij, zgjidhja më e mire në këtë situatë do të ishte dorëheqja e kryetarëve në veri. /Gazeta10/

Deklaratën e tij të plotë e gjeni me poshtë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.