
Dy gjigantët anglezë, Arsenali dhe Manchester United kanë shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit portugez, Joao Gomes.
Gomes aktivizohet te Wolverhampton, teksa klubi anglez e vlerëson kartonin e tij rreth 40 milionë euro.
23-vjeçari erdhi te Wolverhamptoni në janar të vitit 2023 nga Flamengo për shumën e 18 milionë eurove.
Gomes në mars të këtij viti kishte debutuar me kombëtaren braziliane dhe shihet si lojtar me potencial për të ardhmen.