Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gashi kujton 11 prillin 1999: ‘Shpërtheva në lot, askush s’e besonte që Agim Ramadani do të vritej’

Gazeta10
10 April 2024 - 22:22

Nesër  shënohet 25 vjetori i rënies së heroit të kombit, komandantit të Brigadës 138, Agim Ramadanit.

Ish-bashkëluftëtari i tij, Xhafer Gashi, në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka rrëfyer momentin kur mori lajmin për vdekjen e Agimit.

“Agimi goditjen e ka pasur vdekjeprurëse, menjëherë ka ndërruar jetë”, ka rrëfyer Gashi, duke treguar se trupin e pajetë e kishin zhvendosur më pas për në Bajram Curr.

Gashi i emocionuar ka rrëfyer momentin kur morri lajmin për rënien e Agim Ramadanit.

“Ka qenë momenti më i vështirë ndoshta i jetës time”.

Ai ka thënë se kishte qenë pabesueshme rënia e Agimit.

“Ka qenë e papranueshme, në fakt nuk e ka besuar askush që Agim Ramadani mund të vritet dhe fillimisht ne e kemi mbajt në atë formë si sekret për shkak që mund të ndikojë në moralin e ushtarëve. Fatmirësisht ndodhi e kundërta, edhe pas rënies së Sali Çekut u kuptua edhe për shkak të komunikimeve me radiolidhje, kërkimit të këshillave si shef shtabi që ishte, u kuptua se Agimi nuk është më në mesin tonë. Dhe, ndodhi mrekullia që të gjithë ata që ishin pjesë e betejës e që tani kishim nisur të rritemi shumëfish, dhanë betimin se aty ku është derdhur gjaku i Agim Ramadanit dhe Sali Çekut nuk shkel këmba e pushtuesit”, ka rrëfyer Gashi. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.