Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kapet duke vozitur në masё mbrojtëse, Policia gjobit pejanin me 500 euro, pesë pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse

Gazeta10
11 April 2024 - 10:10

Policia e Kosovës e ka gjobitur me 500 euro, 5 pikë negative dhe gjashtë muaj masë mbrojtëse një qytetar nga Peja, i cili pas një kontrolli rutinor është kapur duke drejtuar automjetin, edhe pse kishte masë mbrojtëse.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Policia ka bërë me dije se të njëjtit i është bërë tërheqja e automjetit.

“Me datё 10.04.2024, pas njё kontrolli rutinor nga zyrtarët Policor tё Njёsisё Rajonale tё trafikut rrugor DRP Pejё, ёshtё vërtetuar se vozitёsi i mjetit drejton mjetin ne masё mbrojtёse, tё njejtit iu ёshtё bёrё terheqja e automjetit me automjet tёrheqёs sipas ligjit nё fuqi. Kundёrvajtёsit iu ёshtё shqiptuar gjoba: 500 euro, 5 pikё negative dhe 6 muaj masё mbrojtёse”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.