
Në studion e “Politiko” ka ndodhur një debat në mes të komentatorit politik, Fidan Rama dhe komentatorëve Krenar Shala dhe Blerim Gashi.
Derisa ishin duke debatuar Rama i pyeti dy komentatorët se çka është rritja ekonomike dhe çka përfshin në rritjen ekonomike, raporton Gazeta10.
“Hajde çka është rritja ekonomike çka përfshihet në rritje ekonomike, a e dini, aty përfshihet edhe blerja e banesave nga diaspora, llogaritjen e rritjes së ekonomisë duhet ta shohin ekspertet e ekonomisë se si e spjegojnë, në bazë të raportit që e ka bërë Banka Ekonomike, prandaj unë thash që ka nevojë për eksperta të ekonomisë pasiqë ne në studio nuk jemi asnjë eksperta”, tha ai në Kanal10.
Rama ju ka drejtuar Shalës duke i replikuar fjalët e tij se nëse vendi shkon në zgjedhje do të jetë arrogancë ai i tha se kush po flet arroganvë kur ai është arrogantë çdo natë në studio./Gazeta10