Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

“Interi familja ime”, Onana rikthehet në San Siro: Moment magjik

Gazeta10
15 April 2024 - 17:51

Andre Onana ishte një ndër mysafirët e veçantë në Inter-Cagliari. Kamerunasi përfitoi të ndiqte nga afër ish-shokët e skuadrës, të cilët do të jenë kampionët e ardhshëm të Italisë.

Gjatë edicionit të kaluar, Onana fitoi Kupën dhe Superkupën, dhe mbërriti deri në finalen e Champions League me zikaltrit.

Ngjyra me të cilat ka mbetur shumë i lidhur, pavarësisht se gjatë verës u transferua te Manchester United në ishull.

“Interi mbetet një familje për mua, doja të isha prezent në këtë moment historik. Përshëndes tifozët. Ne kemi qenë gjithmonë një grup i bashkuar. Jam shumë i kënaqur me ecurinë e skuadrës, bravo të gjithëve.

Javën e ardhshme nuk mund të jem, thjesht përfitova nga një ditë pushimi dhe erdha në ‘San Siro’. Dua të përgëzoj skuadrën.

Kalimi tek United? Jo, nuk jam i penduar. Jam i lumtur aty ku ndodhem, gjithashtu jam i lumtur për Interin. Një skuadër fantastike, djem shumë të mirë dhe trajner i mrekullueshëm.

U përshëndeta me të gjithë, ky moment që po kalon Interi është emocionues edhe për mua”, theksoi portieri 28-vjeçar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.