
Në emisionin e mëngjesit me Arben Ahmetin është raportuar se deputetët e Kuvendit të Kosovës janë pritur me lule nga pensionistët para hyrjes në seancën e parë të sensionit vjeshtor, raporton Gazeta10.
Por derisa i’a dhuruan lulet ata patën edhe disa kërkesa për ta.
Pensionistët kërkuan që tu hiqet kushtëzimi për tu lajmëruruar qdo gjashtë muaj se janë gjallë dhe të subvencionohet me nga 100 euro qdo muaj deri në rritjen e pensioneve.
Ata thanë se të njejtat kërkesa ja kanë dërguar edhe ministrit të financave Hekuran Murati, por që I njejti nuk u ka kthyer përgjigje.
“Kërkesa e parë është që të hiqet obligimi qdo gjashtë muaj, dhe kërkesa e dytë eshtë që të subvencionohemi me nga 100 euro deri në miratimin e ligjit”, tha njëri nga pensionistat.
Iniciatori i këtij aksioni Xhevdet Pozhari, ka thënë se ashtu si kujdesen për prindërit e tyre presidentja Osmani e kryeministri Kurti, duhet të kujdesen edhe për prindërit e të tjerëve.
“Deri tash kemi pas kontakte të vazhdueshme që sapo është nisur kampanja “Dinjitet për pensionistët “, dhe ka pasë nga partitë e ndryshme që e kanë kuptu mesazhin që këtu nuk ka pas ndarje politike, të gjithë kemi prindër edhe kryemnisitri edhe presidentja edhe liderët opozitarë kanë në shtëpi prindër.
Kjo kampanjë mori vëmendjen edhe të deputetëve kryesisht atyre opozitarë.
Ndërsa pensionistët lajmëruan se do të ketë edhe aksioni të tjera./Gazeta10