
Gazetari Ardian Çollaku ka thënë se kryeministri Albin Kurti po i kryen të gjitha çështjet që po i kërkohen nga ndërkombëtarët.
Çollaku në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka thënë se përplasjet e Kurtit me ndërkombëtarët në opinion janë më shumë ‘manovra’ politike.
Sipas tij, Kurti është i dëgjueshëm karshi ndërkombëtarëve pasi që po i kryen temat që po i kërkohën.
“Nëse Kurti e ka kryer vendimin për Manastirin e Deçanit, ka dhënë zotime se do ta kryejë Asociacionin edhe e dërgon draftin në Gjykatë Kushtetuese, unë nuk shohë më temë që nuk e ka kryer Albin Kurti. U kam thënë para tri viteve se Albin Kurti u kryen krejt temat, vetëm nuk e dijë a e shtinë me kërcy, por nëse është puna edhe kërcen”, ka thënë ai. /GAZETA10/