Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Tifozët e Bayernit pankartë kundër UEFA: As ju nuk na pëlqeni, dilni nga stadiumi ynë”

Gazeta10
18 April 2024 - 18:00

Tifozët e Bayern Munichut kanë shfaqur vazhdimisht urrejtjen e tyre për selinë e futbollit evropian (UEFA), siç e kanë bërë edhee në fitoren ndaj Arsenalit (1:0) në çerekfinalen e Champions League.

Gjatë ndeshjes së kthimit me Topçinjtë, falë së cilës bavarezët u kualifikuan në gjysmëfinale të turneut, mbështetësit më të zellshëm të ekipit gjerman ngritën një pankartë të drejtuar kundër UEFA-s.

Në tribunën jugore të Allianz Arena u shfaq pankarta ku lexohej: “As ju nuk na pëlqeni. Largoni UEFA-n. Dilni nga stadiumi ynë”.

Tifozëve të Bayernit u ndalua të mbështesin skuadrën e tyre në ndeshjen e parë kundër Arsenalit, por pavarësisht kësaj, një grup i vogël i tyre udhëtoi për në Londër dhe ngriti një pankartë kundër UEFA-s jashtë stadiumit të Topçinjve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.