Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Asnjë votues në vendvotimin në objektin komunal në Zveçan

Gazeta10
21 April 2024 - 9:16

Qendrat e votimit në veri janë hapur në orën 07:00.

Gazetari i Kanal10 raporton se deri në orën 9:00 në vendvotimin Objekti Komunal në Zveçan s’ka pasur asnjë votues.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi,Elezi ka treguar numrin e qendrave të votimit në katër komunat veriore.

“Edhe sipas njoftimeve të mëhershme të KQZ-së, numri i Qendrave të Votimit në komunën e Leposaviqit është 8, në Zubin Potok 5, në Zveçan 5 dhe në Mitrovicën e Veriut 5. Në përgjithësi, numri i Qendrave të Votimit në këto katër komuna është 23, me gjithsej 63 vendvotime”

Elezi ka thënë se numri i qytetarëve me të drejtë vote për procesin e votimt për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut është 46,556 votues. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.