Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Formacionet zyrtare të El Clasicos: Ancelotti e nis me Modricin, Nacho e Carvajal në bankë

Gazeta10
21 April 2024 - 19:43

Real Madridi pret Barcelonën në ndeshjen e njohur si El Clasico, që zhvillohet në kuadër të javës së 32-të të La Liga.

Mbretërit vijnë në këtë takim si lider me 78 pikë, tetë më shumë se sa Barcelona që është e dyta.

Carlo Ancelotti ka bërë publik formacionin, ku starton me Luka Modric nga minuta e parë, ndërsa në sulm janë Vini Junior dhe Rodrigo të mbështetur nga Jude Bellingham.

Në anën tjetër, Xavi tani që e di formacionin e mbretërve, do ta shohim se me çfarë formacioni do të startojë.

Ndeshja fillon në ora 21:00, ku një fitore e mbretërve do t’i afronte drejt titullit, ndërsa e kundërta, një fitore e katalansave, do ta hapte paksa luftën për titull.

Real Madrid: Lunin; Lucas, Tchouameni, Rüdiger, Camavinga; Modric, Kroos, Valverde, Bellingham, Vinicius, Rodrygo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.