Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident i rëndë në Suharekë mes veturës dhe motoçikletës- Vdesin dy persona

Gazeta10
28 April 2024 - 18:47

Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës ku si pasojë kanë vdekur dy persona, të dielën.

Lajmin e ka konfirmuar Faton Aliu, drejtori i Policisë në Prizren.

Ai ka treguar se dy të vdekurit kanë qenë në motoçikletë, ndërkaq vozitësi i veturës është duke marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit.

“Një aksident mes një veture dhe një motori ka ndodhur. Janë dy viktima që kanë qenë në motor. Vozitësi i veturës po merr ndihmë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit”, ka deklaruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.