Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet burri i armatosur me shpatë, pas raportimeve për therje të disa personave në Londër

Gazeta10
30 April 2024 - 13:09

Një incident kritik është shpallur pranë një stacioni të metrosë në verilindje të Londrës pasi raportohet se një burrë me “shpatë” sulmoi kalimtarët dhe oficerët e policisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, burri, përplasi një automjet në një shtëpi në Thurlow Gardens, përpara se të raportohej se sulmoi një numër njerëzish, tha policia.

Bëhet e ditur se 36-vjeçari dyshohet se kishte sulmuar anëtarët e publikut dhe dy oficerë policie përpara se të arrestohej përfundimisht.

Policia Metropolitane është njoftuar për ngjarjen pak para orës 7 të mëngjesit të sotëm.

Në vendngjarje janë dërguar edhe ekipet e zjarrfikësve dhe të shpëtimit, si dhe një numër ambulancash.

Shërbimi i Ambulancës në Londër tha se ata trajtuan pesë persona në vendngjarje dhe i dërguan të pesë në spital.

Aktualisht nuk dihet gjendja e të plagosurve dhe oficerët nuk po kërkojnë më të dyshuar.

Stacioni i metrosë Hainault në Ilford është mbyllur nga policia pas incidentit.

Kryetari i Bashkisë së Londrës Sadiq Khan reagoi duke thënë ishte “absolutisht i prekur” nga lajmet për incidentin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
03 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.