
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi me shumë gjasë në afatin kalimtar veror do të rikthehet në futbollin turk.
Mediat në Turqi bëjnë të ditur se sulmuesi nga Prizreni në verë pritet të rikthehet te skuadra e Fenerbahçes.
Muriqi pritet ta zëvendësojë Edin Dzekon, i cili është shumë afër transferimit në Arabinë Saudite.
30-vjeçari ishte pjesë e Fenerbahçes në edicionin 2019/20, ku kishte pasur një formë jashtëzakonisht të mirë, me 17 gola dhe shtatë asistime në 36 paraqitje.
Në vitin 2020 ai kaloi te Lazio dhe skuadra nga Stambolli përfitoi 18 milionë euro nga shitja e tij.
Muriqi aktualisht është pjesë e Mallorcas tash e dy sezone dhe është njëri nga lojtarët kryesorë të skuadrës spanjolle.
Këtë edicion në La Liga, sulmuesi 30-vjeçar ka shënuar gjashtë gola dhe kontribuar me dy asistime në 26 ndeshje.
Ai ka kontratëm me klubin spanjoll deri në qershor të vitit 2027 dhe vlera e tij në treg është rreth 15 milionë euro.
Muriqi është golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares së Kosovës me 26 gola në 51 paraqitje.