Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dimal Basha vazhdon gjuhën nxitëse ndaj gazetarëve: Po e vënë në qendër një marrëveshje që i intereson vetëm Vuçiqit

Gazeta10
04 May 2024 - 20:32

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe drejtorëve të RTK-së, lidhur me qëndrimet e tyre karshi Bashës, pas një intervistë të djeshme në televizionin publik. Basha tha se reagimet e tyre janë padije dhe cenim i lirisë së shprehjes. 

Ai tha se i është përgjigjur me korrektësi gazetares së RTK-së dhe se nuk e ka intimiduar atë, 

“E para, unë asnjëherë nuk e kam intimidu gazetaren. Unë jam përgjigj herën e parë për temën e asociacionit me shumë korrektësi, dhe kur më pyeti përsëri për asociacionin, i përgjigja se 𝗡𝗨𝗞 do duhej që tek dialogu asociacioni të jetë prioritet dhe temë kryesore! E kuptoj me u insistu ne RTS, por për gazetarët tanë NUK duhet me qenë VEÇ Asociacioni, sepse janë edhe 38 marrëveshjeve tjera! Ky është jo vetëm mendim, por edhe bindje e thellë e imja që pavetëdijshëm plot gazetarë po biejnë në grackën e Serbisë dhe po e vënë në qendër një marrëveshje të vetme që i intereson vetëm Vuçiqit! Si na qenka intimiduese një kritike e imja që sfidon gazetarën se asociacioni nuk duhet me qenë shqetësimi kryesor në debat? Paradoksale, 𝗽𝗼 𝗸ë𝗿𝗸𝗼𝗻𝗶 𝗺𝗲 𝗺𝗮 𝗱ë𝗻𝘂 𝘁ë 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁ë𝗻 𝗲 𝗺𝗲𝗻𝗱𝗶𝗺𝗶𝘁𝗱𝘂𝗸𝗲 𝘂 𝘁𝗵𝗶𝗿𝗿 𝗻ë 𝗹𝗶𝗿𝗶 𝘁ë 𝘀𝗵𝗽𝗿𝗲𝗵𝗷𝗲𝘀? Kjo tregon që NUK keni fare haber në këtë fushë!”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.