Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

Gazeta10
06 May 2024 - 12:50

Real Madrid është duke përgatitur një njoftim të posaçëm zyrtar pasi gjigantët spanjollë janë më afër nënshkrimit të sulmuesit të Paris Saint Germain, Kylian Mbappe.

Zhvillimi u konfirmua nga gazetari i njohur Fabrizio Romano. Më herët u raportua se klubi spanjoll nuk shqetësohet se ardhja e francezit do të ndikojë në dhomën e zhveshjes.

Sipas gazetës spanjolle Relevo, askush në Real Madrid nuk është i mendimit se Mbappe do të prishë atmosferën e dhomës së zhveshjes.

Mediumi shton se situata është krejtësisht e kundërta në dhomën e zhveshjes, pasi po numërojnë ditët për të pritur yllin francez në klub.

Mbappe pritet të përfundojë transferimin e tij të shumëpritur te Real Madrid në verë, pasi thuhet se ka informuar presidentin e PSG-së, Nasser Al Khelaifi se do të largohet nga klubi pas përfundimit të sezonit si lojtar i lirë.

Lëvizja e francezit në Madrid është vetëm një çështje kohe tani pasi media të shumta kanë raportuar se marrëveshja zyrtare do të shpallet sapo të bien dakord detajet përfundimtare mes dy palëve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.