Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vdes veterani i UÇK-së, Skënder Hoti

Gazeta10
07 May 2024 - 10:47

Pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së dhe infermieri, Skender Hoti.

Hoti ka qenë luftëtar i UÇK-së në zonën e Rahovecit, derisa për disa vite ka shërbyer si infermier në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Ratkoc.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

“U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së ngushtë të Skenderit, vëllezërve të tij, farefisit, miqve, kolegëve nga QKMF-ja në Rahovec dhe të gjithë bashkëluftëtarëve”, ka shkruar Latifi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.