Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Sonte mësohet finalisti i parë, PSG pret Dortmundin në “Parkun e Princave”

Gazeta10
07 May 2024 - 13:13

Gara më prestigjioze e klubeve në botë, sonte mëson finalistin e parë të sivjetëm.

Parisi dhe Dortmund sonte sfidojnë njëra-tjetrën në “Parkun e Princave”, për një vend në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve që luhet në “Wembley” të Londrës.

Në një gjysmëfinale të parë, me pak raste, Dortmundi arriti të rrëmbejë fitoren ndaj skuadrës nga kryeqyteti francez.

Rezultati ishte vetëm 1-0, me golin e shënuar nga sulmuesi gjerman, Nicklas Fulkrrug, i cili u asistua nga bashkëkombasi i tij, Nico Schlotterbeck.

Parisi i Enriques sonte synon rikthimin, që nuk do të jetë i lehtë përballë një

Dortmundi që ka vetëm Ligën e Kampionëve për ta shpëtuar një sezon të dështuar.

Skuadra, që në fushën e lojës udhëhiqet nga Kylian Mbappe është në rrugë të mirë për të siguruar tripletën, në rast se gjen fitoren sonte.

Kjo pasi Parisi ka siguruar tashmë titullin e kampionit, dhe është në finalen e Kupës së Francës.

Ndërkohë, Dortmundi, pasi u eliminua nga Kupa, po përfundon sezonin në vendin e pestë në Bundesliga.

Dortmundi në historinë e tij ka prekur finalen e Ligës së Kampionëve në dy raste, duke u mposhtur në të dyja herët.

Në anën tjetër, Parisi ka vetëm një paraqitje në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, po ashtu duke u mposhtur nga Bayerni i Mynihut.

Ndeshja e sotme nis nga ora 21:00.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.