Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Del para Gjykatës babai i tre vogëlushëve dhe gruas që u mbytën në Bunë

Gazeta10
07 May 2024 - 13:35

Pamjet që shihni tregojnë momentin kur Erdgys Arrazi del nga furgoni i policisë dhe shkon në gjykatë, për t’u njohur me masën e sigurisë.

Duket se i riu ka menduar për gjithçka, pasi veshur mban një bluzë sportive me kapuç, për t’iu shmangur fokusit të medias, ndërsa del nga furgoni me kokën e ulur.

Togat e zeza do t’i komunikojnë sot masën e sigurisë të riut, i cili akuzohet se ka çuar drejt vetëvrasjes gruan dhe 3 fëmijët e tij të mitur, që u mbytën në Bunë. Sot u gjet djali i tij 3-vjeçar, ndërsa dje dhe pardje vajzat, ndërsa vijojnë kërkimet për trupin e bashkëshortes së tij, Alma Arrazi. Për më tepër shihni videon e siguruar për BalkanWeb nga gazetari Senad Nikshiqi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.