Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Njoftim i rëndësishëm nga MPB lidhur me orarin e punës në qendrat për pajisje me dokumente

Gazeta10
08 May 2024 - 14:58

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se nga sot në të gjitha Qendrat për Pajisje me dokumente do të punohet me orar të rregullt.

Orari i zgjatur nuk do të jetë më, por që do të punohet edhe këtë të shtunë nga ora 08:00 deri në ora 16:00.

Komunikata:

Nga sot në të gjitha Qendrat për Pajisje me dokumente do të punohet me orar të rregullt

Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme do të ndërpres punën me orar të zgjatur nga dita e sotme. Ky vendim është marr bazuar në procesin e punës të departamenteve përkatëse për rënie të kërkesave për aplikim për dokumente, andaj bazuar në këtë trend është marr vendim që të punohet vetëm me orar të rregullt.

Në Qendrat për Pajisje me Dokumente do të punohet vetëm edhe këtë të shtune, datë 11.05.2024 dhe do të punohet nga ora 08:00, deri ne ora 16:00.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.