Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes së dytë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve në mes të Real Madridit dhe Bayern Munichut.
Në Santiago Bernabeu, klasikja evropiane filloi furishëm, me dy skuadrat që patën shanse të arta shënimi.
Tetë minuta kaluan nga starti i ndeshjes dhe Serge Gnabry nuk ia doli të shënonte nga afërsia, duke goditur jashtë.
Në minutën e 13-të, Vinicius Junior po ashtu lëshoi një mundësi fantastike, me gjuajtjen e tij që goditi shtyllën e majtë.
Rodrygo nuk përfitoi pas vetëm pak sekondash për ta futur topin në rrjetë, por edhe aty ishte shtatlarti Manuel Neuer që bëri intervenim bravuroz.
Thomas Tuchel u detyrua në minutën e 27-të të bënte zëvendësim, pasi Gnabry pësoi lëndim, ndërsa në vend të tij u fut Alphonso Davies.
Pas vetëm një minute, Harry Kane krijoi një rast të bukur shënimi, mirëpo Andriy Lunin ishte i vëmendshëm dhe dërgoi topin në goditje nga këndi për mysafirët.
Manuel neper shpëtoi edhe njëherë Bayernin, pasi stopoi goditje e Vinicius Junior (40’)