Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krasniqi pret në takim disa studentë nga universitetet europiane, kanë diskutuar për Kosovën

Gazeta10
17 September 2022 - 16:22

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takim disa student nga universitetet europiane, ku ndër të tjera kanë diskutuar për Kosovën, raporton Gazeta10.

Krasniqi ka thënë se ata kanë diskutuar lidhur me temat ekonomike dhe politike të Kosovës, rajonit dhe Europës.

Tutje, ai ka thënë se i ka njoftuar ata për historinë dhe të arriturat e Kosovës si dhe rolin e PDK-së në këto procese.

Krasniqi ka thënë se ata i ka falënderuar për vizitë e tyre si dhe bashkëbisedimin që kanë bërë.

Këtu keni statusin e plotë:

“Kënaqësi të pres në PDK dhe të bashkëbisedoj me17 studentë të nivelit master të Universitetit të Vjenës dhe Venedikut, që vijnë nga shtete të ndryshme evropiane, të shoqëruar nga profesoresha Marijana Grandits.

Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit politike dhe ekonomike në Kosovë, rajon dhe Evropë. Ata i njoftova edhe për historinë e Kosovës, të arriturat e vendit tonë, rolin e PDK-së si parti shtetndërtuese dhe orientimin tonë euro-atlantik.

Diskutuam edhe për padrejtësinë që po u bëhet qytetarëve të Kosovës përmes mos-liberalizimit të vizave, si shteti i vetëm në Evropë i izoluar. Liria e lëvizjes, vlerë mbi të cilën është ngritur BE, duhet të mundësohet sa më parë edhe për qytetarët e Kosovës.

Mysafirët i falënderova për vizitën dhe bashkëbisedimin e mirë që kishim së bashku”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.