
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati në emisionin “Politiko” ka komentuar kushtëzimin e Asociacionit për antarësimin në KiE.
Sipas tij, Kosova është duke u stërngarkuar pa asnjë arsye nga perëndimi, por sipas tij fajtori pse Kosova e ka këtë kushtë është Albin Kurti, raporton Gazeta10.
“Natyrisht që kjo është shumë dëmë për Kosovën, nëse e marrim në përgjithësi fotografinë pa I zbërthy detajet se si kemi ardhur deri në këtë pikë që me u bë kushtë Asociacioni natysisht që është shumë e padrejtë, natyrisht që Kosova është stërngarku kogja si ko tanga atendimi më këtë kushtë mirëpo fajtori që e kemi këtë kushtë është Albin Kurti”, tha ai në Kanal10.
Kastrati shtoi se Albin Kurti e ka pranuar vetë autonominë serbe në Ohër, pra Asociacionin.
Për më shumë detaje ndiqni videon./Gazeta10