
Një debat i ashpër ka ndodhur në studion e “Politikos” në mes të deputetit të PDK-së, Ardian Kastratit dhe komentatorit politik Krenar Shala.
Ky debat ka agravuar pasi deputeti Kastrati ju është drejtuar Shalës me ‘mësohu me i respektu institucionet’.
Derisa Shala ju është kundërpërgjigjur ‘çysh more mësohu me i respektu institucionet kur ti je ai që e ke akuzu me terma shumë të rëndë presidenten, jo u trashë jo sene vene’.
Kastrati i nervozuar i thotë që nga ky moment ke padi për shpifje, raporton Gazeta10.
“Kush e ka akuzu presidentin, më fal me çfarë termi, shpifje tash ke padi prej këtij sekondi, ti dmth po gënjen po shpifë publikisht”, tha ai në Kanal10.
Më poshtë mund të ndiqni videon./Gazeta10