Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Milani e bën prioritet transferimin e lojtarit që ka dështuar keq te Manchester United

Gazeta10
12 May 2024 - 14:58

Milani është duke kërkuar të përforcohet në mesfushë për sezonin e ardhshëm dhe pritet të ketë ndryshime të mëdha te kuqezinjtë.

Emri numër një në listën e drejtuesve të Milanit për repartin e mesfushës është marokeni Sofyan Amrabat.

Amrabat do të rikthehet te Fiorentina në verë pasi huazimi te Manchester United nuk ishte i suksesshëm dhe lojtari po konsiderohet si dështim i madh i Djajve të Kuq.

Gjiganti anglez nuk do ta aktivizojë klauzolën për blerjen e tij, por Amrabat nuk do të mbetet as te Fiorentina.

Milani është favoriti kryesor për t’i siguruar shërbimet e lojtarit pasi ata tanimë e kanë në krye të listës së dëshirave.

Tuttosport ka raportuar se Milani do të futet në negociata me Fiorentinën për Amrabat dhe klubi vjollcë kërkon 15 milionë euro nga shitja e tij.

Fiorentina po kërkon me çdo kusht shitjen e lojtarit pasi marokeni ka kontratë me klubin deri në vitin 2025 dhe nuk duan që ta humbasin me parametra zero.

27-vjeçari këtë edicion me fanellën e United ka zhvilluar 26 ndeshje në të gjitha garat, por nuk ka shënuar e nuk ka asistuar në asnjë gol.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.