Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Serbia e çon në Gjykatë kryetarin e Bujanocit pasi nuk e ngriti flamurin në gjysmështizë për terroristët e vrarë në Banjskë

Gazeta10
14 May 2024 - 13:14

Kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi, ka njoftuar se me ftesë të Gjykatës për Kundërvajtje në Vranjë, dega në Vladiçin Han, sot është paraqitur në zyrat e kësaj gjykate me akuzën për mos ulje të flamurit shtetëror në gjysëm shtizë me rastin e shpalljes ditë zie të datës 27.09.2023 që ka të bëjë me rastin e Banjskës së Zveçanit të Republikës së Kosovës.

“Besoj që edhe kësaj here, si shumë herë më parë, do të dal faqebardhë. Derisa unë të jem kryetar, terroristët nuk do të gëzojnë respekt. Ecim përpara!”, ka shkruar Arifi në “Facebook”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.