
Debat i ashpër po zhvillohet në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ku po diskutohet për darkën e kryeministrit Albin Kurti me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi.
Komentatori politik Halil Matoshi dhe deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci kanë debatuar ashër përderisa ky i fundit ka thënë se kjo darkë nuk ka të bëjë fare me ndonjë koalicion të mundshëm VV-PDK.
Tutje ata kanë debatuar edhe lidhur me masat e BE-së ndaj Kosovës.
“Z. Matoshi është një e pavërtetë që opozita thotë se i kemi humb 300 milionë euro që e përmende sonte, vlera monetare e masave të BE-së zyrtarisht është prej 5 deri në 7 milionë euro për Kosovën. Kjo është një rren që e ka thënë opozita tërë kohën. Projektet e energjisë, klimat, të drejtat e njeriut, projektet e IP-së sipas zbatueshmërisë janë duke shkuar. Politikisht nuk është mirë, financiarisht është prej 5 deri 7 milionë euro”, ka thënë Bajqinovci.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Matoshit duke mos u pajtuar me deputetin Bajqinovci.
“Pasha Zotin paske marr rol të rrezikshëm”, i është drejtuar Matoshi deputeti të VV-së. /GAZETA10/