Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Qindra policë francezë në kërkim të “Mizës” që iku pas sulmit ndaj furgonit zyrtar

Gazeta10
15 May 2024 - 9:23

Qindra policë janë angazhuar në Normandi të Francës për ta kërkuar të burgosurin Mohamed Amra, i cili u arratis nga një furgon i policisë me të cilin po dërgohej në burg të martën.

I njohur si “Miza”, Amra po kthej nga një seancë gjykate në Rouen, kur një veturë e goditi furgonin e policisë pranë një kabine pagesash, raporton televizioni BBC.

Burra të armatosur pastaj hapën zjarr në drejtim të automjetit zyrtar, duke vrarë dy oficerë të burgjeve.

“Të gjitha mjetet janë duke u përdorur për t’i gjetur këta kriminelë” – tha ministri i Punëve të Brendshme, Gerald Darmanin.

Rreth 200 xhandarë u mobilizuan të martën dhe po zhvillohen kontrolle të automjeteve në vende kyçe.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se “gjithçka është duke u bërë për t’i gjetur autorët”.

Prokurorja shtetërore, Laure Beccuau, tha se dy automjete që besohet se janë përdorur nga kriminelët u gjetën të djegura në dy vende të ndryshme.

Ministri i Drejtësisë, Eric Dupond-Moretti, u tha gazetarëve se njëri nga oficerët e vrarë “la prapa vetes një grua dhe dy fëmijë që do ta festonin ditëlindjen e tyre të 21-të pas dy ditëve”.

Oficeri tjetër i vrarë, 34 vjeç, la pas vetes gruan që është në muajin e pestë shtatzënë.

Tre oficerë të tjerë pësuan lëndime gjatë sulmit. Prokurorja Beccuau tha se edhe ata janë baballarë të moshave 48, 52 e 55-vjeçare.

Amra ishte dënuar për plaçkitje më 15 maj dhe ndaj tij ishte ngritur aktakuzë nga prokurorët në Marsejë për një rrëmbim që kishte çuar në një vdekje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
03 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.