Sport

Rreth 400,000 tifozë të Borussia Dortmundit po kërkojnë bileta për finalen e madhe të Champions League

Gazeta10
15 Maj 2024 - 17:39

Borussia Dortmund ka marrë kërkesa nga rreth 400,000 tifozë për finalen e Champions League në Wembley.

Rreth 86,000 spektatorë pritet të ndjekin finalen në stadiumin më të madh të Anglisë, me çdo skuadër që ka të drejtën për 30% të kapacitetit të stadiumit, që do të thotë se do të ketë rreth 25,000 spektatorë nga çdo ekip, ndërsa biletat e mbetura do të shkojnë për VIP-at e tjerë dhe sponsorët e UEFA-s dhe mysafirët.

Borussia Dortmund konsiderohet skuadra me më shumë tifozë në Gjermani. Stadiumi i tyre mban 82,000 spektatorë për lojë dhe biletat e sezonit shpesh shiten muaj pa filluar sezoni.

Borussia Dortmund do të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve për herë të tretë në historinë e saj. Herën e parë në vitin 1997, kur fitoi kupën kundër Juventusit 3:1, dhe në vitin 2013 kundër Bayern Munichut, poashtu në Wembley, ku humbi me rezultatin 1:2.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.