
Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi në emisionin “Politiko” ka komentuar letrën e ministres Gërvalla të dërguar në Këshillin e Evropës.
Ai e ka parë të pamundur antarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, raporton Gazeta10.
“Burokracia e KiE-së nuk bëhet sot për nesër, ëshë pothuajse e pamunudur, Këshilli i Evropës i ka standardet e veta dhe po besoj se diplomatët e Republikës së Kosovës janë të njoftuar me këto procedura, duke marrë parasysh se neve si Asociacion i Komunave të Kosovës pothuajse më shumë se dy dekada prezent në Këshillin e Evropës dhe duke marrë parasysh burokracinë e vendosjes së agjendave është e pamundur por shpresojmë të jetë e kundërta”, tha ai në Kanal10./Gazeta10