Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kosova dhe Serbia sërish përballen për dinarin në Bruksel

Gazeta10
17 May 2024 - 10:04

Dinari, sërish pritet të jetë temë e diskutimit në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano tha se BE-ja pret që palët të jenë të gatshme për të arritur kompromis.

“Përfaqësuesi special për dialogun ka ftuar kryenegociatorët që të vazhdojnë diskutimet, ata do të takohen të mërkurën në Bruksel, dhe do të vazhdojnë diskutimet për të gjetur një zgjidhje të përkohshme të qëndrueshme për njerëzit që janë prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës”, ka thënë Stano në një konferencë për media.

Stano ka shtuar presin që të dyja palët të dëshmojnë gatishmëri për gjetje të zgjidhjes së problemit.

“Presim nga palët që të kenë sjellje evropiane dhe të gjejnë zgjidhje kompromisi. Kryengociatorët mëtojnë të gjejnë zgjidhje gjatë diskutimeve konfidenciale e këto janë mënyrat evropiane për gjetjen e zgjidhjes diplomatike. BE vazhdon t’iu ndihmojë atyre që të gjejnë kompromisin, i cili është i nevojshëm, sepse kjo ndikon në jetën e njerëzve”, tha zëdhënësi i BE-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.