Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ministri i Bujqësisë thotë se dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut do të kompenzohen

Gazeta10
18 September 2022 - 14:25

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka thënë në Facebook, se dëmet e shkaktuara në bujqësi nga reshjet e shiut do të kompenzohen nga ministria.

Ai ka bërë të ditur se sot e ka vizituar  Komunën e Gjakovës, për të parë nga afër dëmet e shkaktuara në bujqësi nga reshjet që mbizotëruan këtë fundjavë në gjithë territorin e Kosovës.

“Në kuadër të kësaj vizite, takova edhe Kryetarin Ardian Gjini, i cili më njoftoi me të gjitha zonat e prekura nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut si dhe me ecurinë e procesit të vlerësimit të dëmeve”, tha ai.

Ai bëri të ditur se këto dëme do të kompensohen pas vlerësimeve të raporteve.

“Si Ministri, edhe këtë vit do realizojmë kompensimin e dëmeve në bujqësi. Këto dëme do të kompensohen pas vlerësimit të raporteve që do t’i sjellin drejtoritë komunale për bujqësi. Ne kemi të themeluar Komisionin për Dëme në Bujqësi i cili do të bëjë analizimin dhe vlerësimin e raporteve që vijnë nga Drejtoritë përkatëse. Muaji nëntor do të jetë muaji ku edhe do të fillojnë ekzekutimi i pagesave për dëmet në bujqësi për vitin 2022”, ka shkruar Peci./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.