
Mbrëmë në orët e vona ka pasur reshje të mëdha të shiut në Prishtinë.
Si rezultat i tyre, disa lagje në Prishtinë janë vërshuar.
Më poshtë gjeni pamjet se si është gjendja në lagjen Emshir në mëngjesin e sotëm.
Në lagjen Aktash të Prishtinës, si pasojë e reshjeve disa rrugë janë bërë të pakalueshme.
Sasia e madhe e ujit, ka vërshuar rrugën “Ali Pashë Tepelena” në këtë pjesë, raporton Telegrafi

Kjo nuk është hera e parë që kjo rrugë shndërrohet në “liqe” sa herë që bie shi.
Ndërkaq Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë tërë javës do të kemi reshje shiu në vendin tonë.