Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, rrëshqet dheu nga të reshurat e shiut

Gazeta10
20 May 2024 - 10:16

Reshjet e shiut kanë bllokuar rrugën Prishtinë-Gjilan. Këtë e ka bërë të ditur zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

“Pas reshjeve të shiut, në mëngjes është bllokuar rruga nga rrëshqitjet e dheut në fshatin Kishnicë. Ekipet janë duke punuar vazhdimisht që sa më parë të hapet për qarkullim rruga Prishtinë – Gjilan”, ka shkruar Durmishi në rrjetin social Facebook.

Por gjithashtu edhe burimet e Gazeta10 kanë siguruar një video ku shihet kolona e madhe e krijuar si pasojë e këtij bllokimi të rrugës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.