Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kushti i Lajçakut për mbajtjen e takimit të radhës me Kosovës dhe Serbisë për dinarin

Gazeta10
20 May 2024 - 11:11

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka shprehur gatishmëri që të pres në takim përsëri kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë serb, Petar Petkoviq për të gjetur një zgjidhje për çështjen e dinarit. Herën e fundit, nuk pati rezultate takimi mes tyre ndërsa afati kalimtar për dinarin tashmë ka kaluar.

I dërguar BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se është i gatshëm që të pres në takim kryenegociatorët për punën e dinarit.

Ai ka thënë kushti kryesor për këtë takim është që palët të tregojnë gatishmëri për të arritur marrëveshje.

“Gjatë javës së kaluar kam pritur edhe kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për atë që e shoh si raundin final të diskutimeve për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës. Fatkeqësisht, nuk është arritur asnjë marrëveshje dhe është e paqartë se si kjo do të ndikojë në jetën e përditshme të komuniteteve të prekura në Kosovë”.

Unë mbetem i gatshëm të pres një takim tjetër për këtë temë, me kusht që palët të tregojnë gatishmëri të vërtetë për të arritur një marrëveshje.” – ka shkruar Lajçak.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
01 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.