
Arratisja e Enver Sekiraqës ka nxitur reagime të mëdha në vend. Kjo arratisje po vlerësohet si dështim i madh i sistemit të drejtësisë në vend.
Avokati Arbër Jashari ka thënë në emisionin ‘Raporti’ në Kanal10 se drejtësia ka çaluar moti me rastin e Enver Sekiraqës.
Sipas tij, nga fillimi ky rast është përcjellë me parregullsi, raporton gazeta10.
‘në këtë rast drejtësia ka çaluar moti. Duke filluar nga njëri prej parimeve themelore e që është gjykimi në kohë të arsyeshme. Ky rast i ka kaluar të gjitha standardët me të cilat matet një gjykim i arsyeshëm’, ka thënë Jashari. /Gazeta10/